Arrestohen edhe dy të dyshuar për vrasje në tentativë në Podujevë

Sot janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar për tentim vrasje në Podujevë, si dhe ka sekuestruar dy armë zjarri.
Me ndalimin e këtyre dy të dyshuarëve shkon në katër numri i të arrestuarve, për këtë rast.
“Të hënën nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 25.10.2022, në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë, si dhe ka janë sekuestruar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorë në rast”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas Policisë, personat e dyshuar të cilët ndodheshin në arrati: O.K, mashkull 68 vjeç, dhe F.K, mashkull 30 vjeç, të dy shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Më 25 tetor të këtij viti në Podujevë ishte plagosur një person me armë zjarri pas një përleshje në mes të dy familjeve, me ç’rast po atë ditë policia kishte arrestuar dy të dyshuar./21Media

Back to top button