Një bashkëpunëtor si Mozzik, dhuratë luksoze për Dj-in e tij

Reperi nga Ferizaj, Gramos Aliu i njohur me emrin artistik Mozzik, për të shprehur mirënjohjen e bashkëpunimit me Dj-in e tij Cosmo, i ka bërë një dhuratë luksoze.
Mozzik i ka blerë Dj-t të tij një orë “Rolex” në kuadër të 8 viteve bashkëpunimi me njëri-tjetrin.
Këtë e bëri të ditur reperi me anë të disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.

Ndryshe, “Marilyn Monroe” është projekti i ri muzikor nga Mozzik. Kënga është publikuar më 27 tetor dhe deri tani ka arritur mbi 300 mijë klikime./21Media

Back to top button