Arrestohen katër ish-zyrtarë të “Trafikut Urban” për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot ka arrestuar katër persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, konflikti i interesit dhe ndihma.
“Sot me datë 14.03.2022 pas shumë veprimeve hetimore/operative, përmes hetuesve kompetent kanë arritur të sigurojnë informata në lidhje me aktivitetin kriminal, ku dyshohet se personat e dyshuar me iniciale (deri sa ishin në pozita, tani nuk i ushtrojnë ato pozita); R. B. (Kryesues i Bordit të Drejtorëve të NPL “Trafiku Urban”), L. R. (Kryeshef i NPL “Trafiku Urban”), F. T. (Sekretar në NPL “Trafiku Urban”) dhe V. K. (Menaxher në një auto-sallon), kanë arritur që përmes marrëveshjeve dhe koordinimeve në mes vete, veturën që ka qenë në pronësi të Kryesuesit, ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e NPL “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale (duke i shkaktuar dëme buxhetit të Ndërmarrjes dhe njëkohësisht përfitime për vete)”, thuhet në njoftim.
Më këto veprime të dyshuarit L.R., R.B., F.T. dhe V.K. dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Konflikti i interesit”, lidhur me nenin  “Ndihma”.
Të dyshuarit e me iniciale (R.B. dhe L.R.) janë shoqëruar në Polici dhe nga aty me Vendim mbi ndalimin nga Prokurori Kujdestar i PTH-Prishtinë janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa të dyshuarit me iniciale (F.T. dhe V.K.) me Vendim të Prokurorit kujdestar lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të mbetet nën hetime./21Media

Back to top button