Arrestohen katër të dyshuar për së paku dhjetë grabitje me armë

Mbrëmë hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme, kanë arrestuar katër persona të dyshuar për së paku dhjetë vepra grabitje të cilat janë kryer nën kërcënimin e armëve.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia ka thënë se personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshitë në rastet e grabitjeve, që kanë ndodhë në pompa derivatesh, markete kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Personat e dyshuar : F.M, mashkull, 34 vjeç F.M, mashkull, 32 vjeç A.S, mashkull, 34 vjeç dhe XH.S, mashkull, 41 vjeç, janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, derisa po tentonin të largoheshin nga Kosova.

Personat e dyshuar pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button