Arrestohen në Ferizaj kosovari i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova) sot më 21.02.2024,  kanë arrestuar në Ferizaj, një shtetas kosovar i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

“Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale "vrasje" të kryer në Oslo më 07.10.2021.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit “i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara.”

Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla./21Media

Back to top button