Arrestohen nënë e bijë për dhunë në familje

Nënë e bijë janë arrestuar për rrahjen e burrit (babait) dhe djalit (vëllait).

Rasti ka ndodhur të premten në Pejë.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës nuk raportohet për të lënduar.

“Janë arrestuar nënë e bij, të dyshuara femra kosovare, pasi që kanë ushtruar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllait) meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button