Arrestohen tre persona, pas aksidentit s’i ofruan ndihmë viktimës
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku të enjten në Gjilan, ndërsa tre pasagjerët përfunduan në Polici pasi që nuk i ofruan ndihmë viktimës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Lidhur me rastin, më datë 26.01.2024 njësiti hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në ditën kritike kanë qenë së bashku me viktimën. Pas aksidentit të njëjtit nuk kanë ofruar ndihmë viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Policia.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media