Arrestohen nëntë persona që ishin në kërkim

Policia e Kosovës ka arrestuar 9 persona gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë këta persona janë arrestuar në lokacione të ndryshme.

Një është arrestuar në Pikën Kufitare në Merdar, një në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, tre në Obiliq, dhe katër në Prishtinë, transmeton rtv21.tv.

Të gjithë këta persona kanë qenë në kërkim dhe menjëherë pas arrestimit janë dërguar për vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button