Arrestohen një i dyshuar, sekuestrohen tri thika dhe dy copë fishek

Sot nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i të dyshuarit erdhi si rezultat i ndërmarrjes së një operacioni bastisjeje në rrugën “Rrahman Bahtiri” në Prishtinë, me ç’rast policia gjeti dhe sekuestroi tri thika, dy copë fishek, si dhe gjësende të tjera.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze, i dyshuari; A. I, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”./21Media

Back to top button