Ndeshja e dytë në krye të Bayernit, Tuchel eliminohet në çerekfinale të DFB Pokal

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Bayern Munichut dhe skuadrës së Freiburgut, ku kjo e fundit ka siguruar biletën drejt gjysmëfinales së DFB Pokal.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayern Munichu është mposhtur 2:1 si vendas nga Freiburgu.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Dayot Upamecano, i cili kaloi Bayernin në epërsi prej 1:0 në minutën e 19’ të ndeshjes.

Freiburgu arriti të rikthehet në ndeshje, duke e barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 27’ përmes Nicolas Hofler.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit me barazim, gjyqtari akordoi penallti në favor të Freiburgut, të cilën me sukses e konkretizoi Lucas Holer, i cili e vulosi rezultatin final 2:1 në minutën e 90+5’ të ndeshjes.

Në ndeshjen e tij të dytë në krye të Bayernit, Tuchel eliminohet nga DFB Pokal në çerekfinale nga Freiburgu.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Freiburgut.

Back to top button