​Arrestohen personat që dëmtuan sallën në Pallatin e Rinisë

Arrestohen personat e dyshuar që kryen veprën penale huliganizëm në Pallatin e Rinisë.
Më 8 dhjetor gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhu një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç’rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.
Policia bën të ditur se, pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
 

Back to top button