Arrestohen personat që kanë vjedhur cigaret në vlerë rreth 50 mijë euro

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin e përfshirjes në rastin e vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorim të besimit.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Të dyshuarit B.S. 41 vjeç,  dhe M. SH. 39 vjeç, janë arrestuar sot për vjedhjen e ndodhur një ditë më parë (25.10.2021) në Terminalin Doganor në Merdare, me ç’rast dyshohet të jenë vjedhur cigare në vlerë rreth 50 mijë euro.
Borovci ka bërë të ditur se të dyshuarit pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh./21Media

Back to top button