Arrestohen dy qytetarë të Prishtinës për substanca narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ai bëri të ditur se sot rreth orës 01:15, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, Policia mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll ndaj të dyshuarve me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
I dyshuari A. B, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. Kurse i dyshuari D. B, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt./21Media
 

Back to top button