Arrestohen personat që kanosën një person në Dyz

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për kanosje në Podujevë.
Të dyshuarit kanë shkuar tek shtëpia e viktimës dhe e kanë kanosur në lidhje me një mosmarrëveshje që të dyshuarit e kishin pasur me dy djemtë e viktimës, të cilët janë në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dyz të martën, rreth orës 21:30.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button