Arrestohen pronarët e një kompanie të autobusëve në Ferizaj, e rrahën dhe kërcënuan një të mitur

Pronarët e një kompanie të autobusëve janë arrestuar pasi të njëjtët kanë rrahur dhe kërcënuar një të mitur në ambientet e Stacionit të Autobusëve, në Ferizaj.
Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.
Konflikti sipas Veselit ka ndodhur paraditën e së mërkurës në Ferizaj.
“Dt .08.01.2025, ora 11:30,Rr. Ahmet Kaqiku-Ferizaj, Ankuesi i mitur M/SH/K, së bashku me prindin e tij, ka deklaruar se deri sa ishte duke udhëtuar me autobusin “Albana” linja Morosalë-Ferizaj, me të arritur në stacionin e autobusit në Ferizaj, konduktori ( faturisti) i ka kërkuar që të shkoj pas tij në mënyrë që ai t’ia jap mujoren për të cilën ankuesi kishte paguar, kështu që ankuesi kishte shkuar pas tij në depon e stacionit te autobusëve, ku dy persona të dyshuar të një kompanie të autobusëve, te dy M/SH/K, e kishin sulmuar fizikisht viktimën. Me urdhër të prokurorit njëri i dyshuari M/SH/K, ndalohet mbajtje për 48h, për procedura tjera hetimore”, bën të ditur Veseli. /21Media