Arrestohen shtatë persona për armëmbajtje pa leje

 

Policia e Kosovës në Deçan ka arrestuar shtatë persona nën dyshimin për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.Bëhet e ditur se  pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorisë.

Po ashtu gjatë këtij operacioni policia ka sekuestruar edhe armët e municionin pa leje. Një pistoletë e llojit ‘XDM’ kal 9 mm, dy (2) karikatorë dhe (22) fishekë të të njëjtit kalibër, Një (pistoletë ‘EKOL’ kalibri 9 mm, dhe tetë (8) fishekë përkatës, Një pushkë automatike   ‘AK-47’, dhe dy (2) karikatorë, Tri pushkë gjysmë automatike të llojit ‘SKS’, Një  pistoletë ‘HS’ kalibri 9×19 mm, dy (2) karikatorë dhe njëzet e pesë (fishekë përkatës, Një pistoletë e llojit ‘Sig Sauer’, dhjetë fishekë kal. 9x19mm dhe dy (2) karikatorë./21Media

Back to top button