Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen taksistët për kontrabandim me migrantë

Ishin të rezervuar për bartjen e rreth 20 imigrantëve

Pesë persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë janë arrestuar dje rreth orës 14:00 në Vërmicë.

Sipas policisë të dyshuarit janë taksistë dhe ishin të rezervuar për bartjen e rreth 20 imigrantëve nga Siria.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë (taksistë), pasi që të njëjtit kanë qenë të rezervuar për bartjen e rreth 20 imigrantëve nga Siria përmes Shqipërisë për në Kosovë”, ka sqaruar Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button