Arrestohen të dyshuarit për vjedhje në shtëpinë e Mozzikut

Të paktën tre persona janë arrestuar nga Policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë kryer disa vjedhje.

Për këtë rast ka reaguar rep-artisti Gramoz Aliu, i njohur si “Mozzik”, i cili e ka përgëzuar policinë për intervenimin, meqë kishte pretenduar se edhe shtëpia e tij ishte në mesin e atyre ku janë kryer vjedhjet.

“Për çdo lëvdatë Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Gazmend Hoxha për angazhimin profesional e të sinqertë. Gjithsesi ekipi fantastik i Sektorit Rajonal të Hetuesisë Ferizaj në këtë zinxhirë nga unë marrin duartrokitjet më të mëdhatë. Qenkan arrestuar 3 persona të qytetit Ferizaj ku edhe dyshohen se njëra nga veprat kriminale që kanë kryer është pikërisht shtëpia ime (e vjedhur e thyer)”, ka shkruar ai në Facebook.

Më 16 tetor të këtij viti, Mozzik ka njoftuar se i janë vjedhur para të gatshme dhe gjëra me vlerë që kapin shumën e mijëra eurove.

Ai ka thënë se në shtëpinë e tij i janë vjedhur 100 mijë euro për të cilat deklaron se ishin kursime, duke shtuar se gjithashtu janë vjedhur edhe gjëra me vlerë që sipas tij, kalojnë shumën e kursimeve.

Back to top button