Arrestohen tre persona për falsifikim parash

Tre persona janë arrestuar pasi që dyshohen për falsifikim parash.
Të dyshuarit me inicialet H.SH (1987), L.Q. (2003) dhe H.L. kanë vënë në qarkullim dollarë amerikanë të falsifikuar dhe me këto veprime kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë”.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, sot ka realizuar një urdhërkontroll në tri lokacione.
“Personat e dyshuar në bashkëkryerje, me datë 20.10.2021 në Komunën e Malishevës, kanë lëshuar në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar në një këmbimore. Rasti është iniciuar dhe raportuar në Stacionin e Malishevës ku më pastaj është proceduar për trajtim në NJRHKEK – Gjakovë. Hetuesit e NJRHKEK – Gjakovë pas një mori veprimesh hetimore dhe operative në koordinim të ngushtë me prokurorin kompetent dhe me NJRHKEK –në, në Prizren, ka arritur të siguroj identitetin e të dyshuarve, lokacionet e banimit të dyshuarve dhe dëshmi të mjaftueshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon te hetohet nga NJRHKEK Gjakovë./21Media

Back to top button