Arrestohen tre persona për posedim të marihuanës

 

Policia sot ka njoftuar se janë arrestuar tre burra nga Prizreni, pasi që të njejtëve iu është konfiskuar substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Dy prej të dyshuarve janë arrestuar në rrugën “Ismail Kryeziu”, rreth orës 15:30, pasi që njërit i është gjetur 0.42 gram substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë, ndërsa tjetrit 3.1 gram, po ashtu e llojit marihuanë.

Ndërkaq, gjatë mbrëmjes, policia ka arrestuar edhe një të dyshuar tjetër në rrugën “Vesli Klark”, të cilit po ashtu i është gjentur 0.26 gram substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit tre prej të dyshuarve janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button