Gruaja me shtetësi shqiptare, keqtrajtohet nga burri kosovar

 

Një grua nga Suhareka, e cila është me shtetësi të Shqipërisë, dje ka raportuar se është duke u keqtrajtuar nga burri kosovar me të cilin bashkëjeton.

Këtë e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh, ku ka theksuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe lënda nga policia është cilësuar si ”dhunë në familje”.

”Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim te prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, është bërë e ditur në raport të policisë./21Media

Back to top button