Arrestohen tre persona për vdekjen e një punëtori

Tre persona janë arrestuar nga policia në lidhje me një rast “Vdekje e dyshimtë”.
Rasti kishte ndodhur më 28 dhjetor në fshatin Shkabaj, ku si pasojë një punëtor ka vdekur.
I ndjeri kishte rënë nga një lartësi dhe nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve.
Ndaj njërit prej të dyshuarve është hapur rast “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim në vendin e punës”.
Ndërsa ndaj dy të dyshuarve të tjerë është hapur rast për kallëzim të rremë, pasi që ka rezultuar një mos përputhje e fakteve me deklaratat e tyre./21Media