Arrestohen tre serbë të dyshuar për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar sot tre (3) persona të nacionalitetit serb për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale njofton se tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.”, thuhet në njoftiin e Prokurorisë Speciale.

Me Aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, tre të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë./21Media

Back to top button