Arrestohen tre shtetas të Jemenit në Merdarë

Policia ka bërë të ditur se dje në pikën kufitare në Merdarë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

”Gjatë kontrollit të dokumenteve të pasagjerëve në autobus, policia ka hasur në tre persona meshkuj shtetas të Jemenit të cilët përveç pasaportave të tyre të lëshuara në Jemen kanë prezantuar edhe leje qëndrimet e tyre të lëshuara nga Belgjika që dyshohet të jenë të falsifikuara”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button