Edhe 12 pacientë me Covid-19 janë me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosvës (ShSKUK) ka njoftuar se pas një kohë të gjatë në mjekim intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitale të përgjithshme nuk ka pacientë me COVID-19.
Megjithatë, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 20 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.
Institucionet shëndetësor të premten kanë raportuar një rast të vdekjes dhe 7 raste të reja me Covid-19./21Media

Back to top button