Arrestohen tre të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Suharekë

Janë arrestuar tre persona në Suharekë pasi që dyshohet se janë të përfshirë në dhunimin e një gruaje.
Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti është raportuar të martën ( 02 korrik).
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. “, thuhet në njoftim./21Media