Arrestohet një burrë në Vushtrri, dyshohet se e dhunoi një të mitur

Dje në Vushtrri është arrestuar një burrë nën dyshimin se e ka dhunuar një të mitur.

Policia ka njoftuar se ai u zu duke e mbajtur me forcë të miturën rasti nga Policia është cilësuar si “dhunim”.

”Policia gjatë patrullimit kanë takuar duke qëndruar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte duke mbajtur me forcë viktimë femër kosovare të mitur. Të njëjtit janë shoqëruar në NJHP-Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e dy palëve kanë kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button