Arrestohet 18-vjeçari për posedim të paautorizuar të armëve

Policia në Gjakovë njofton se pas pranimit të një informate se i dyshuari 18-vjeçar me inicialet F. H. posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, ka kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Kralan-Gjakovë dhe se në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Back to top button