Arrestohet 19-vjeçari, i dënuar për bashkëjetesë me një të mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar 19 vjeçarin me inicialet B.T nga Ferizaj pasi që i njëjti ishte i kërkuar dhe dënuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.
Sipas një komunikate për media, arrestimi i tij ka ndodhur në bazë të një informacioni inteligjent, kështu sot në orët e hershme të mëngjesit 06:30, policia ka arritur të arrestojë 19 vjeçarin në shtëpinë e tij.
B.T ishte dënuar me 3 vjet burgim dhe pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button