Publikohet ”Easy On Me”, nga Adele
Këngëtarja e njohur, Adele ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Kënga e titulluar ”Easy On Me”, ishte paralajmëruar shumë nga artistja, madje një pjesë të kësaj kënge Adele e kishte kënduar edhe live në ”Instagram”, për fansat e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=qVhn559K-Ws
Rikujtojmë që, Adele është duke punuar për lansimin e një albumi ku ka thënë se ky album do t’i ndihmojë djalit të saj nëntë vjeçar për të kuptuar se pse ajo dhe bashkëshorti i saj janë divorcuar.
Albumi titullohet ”30” që nënkupton moshën në të cilën Adele u martua me partnerin e saj, Simon Konecki, dhe më pas e la atë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?