Arrestohet 20 vjeçari, dyshohet se gjuajti me armë në një aheng familjar

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 vjeçarin i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orësh 23:20, në Vushtrri.
Në të njëjtin lokacion, Policia ka sekuestruar një armë, një karikator tri gëzhoja, të cilat janë proceduar si prova materiale.
20 vjeçari pas intervistimit dhe veprimeve tjera procedurale, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ,,përdorim i armës” dhe ,,mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armës’./21Media

Back to top button