Kaloni te përmbajtja kryesore

Mirditë, 61 vjeçari vrau gruan aksidentalisht me armë zjarri

Një grua ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur në Mirditë.
Spitali rajonal i Rrëshenit ka njoftuar se viktima fillimisht ishte dërguar atje për trajtim mjekësor, si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.
Sipas Policisë atje, P.P/61 vjeç gjersa ishte duke pastruar pistoletën, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshortën e tij, V.P/54 vjeç.
61 vjeçari është shoqëruar në Polici për procedurat e mëtutjeshme, raporton Ora Neës.
Ndërkaq, arma e përdorur në vendngjarje është sekuestruar si dëshmi materiale./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button