Arrestohet 26 vjeçari në Ferizaj, gjuajti me armë zjarri në aheng familjar

Një 26 vjeçar është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar.
“Sot, rreth orës 01:31 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Slivovë të Ferizajt, në një aheng familjar ka gjuajtje me armë zjarri. Policia e stacionit në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të atij fshati”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia tek i dyshuari me inicialet D.J ( M/K) i moshës 26 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me një karikator, katër fishekë dhe një gëzhojë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Përdorimi i armës”./21Media

Back to top button