Po vozisnin në gjendje të dehur, gjobiten pesë shoferë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Janë gjobitur pesë shofer të cilët ishin duke vozitur nën ndikimin e alkoolit në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, shoferët janë gjobitur me nga 200 deri në 500 euro dhe ndalim të vozitjes nga 6 deri në 12 muaj.
“Në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ identifikohen pesë (5) shoferë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit (gjobiten me gjobë nga 200 deri në 500 euro dhe iu ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik nga 6 deri në 12 muaj, varësisht nga sasia e alkoolit në gjak). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe të iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik./21Media

Back to top button