Arrestohet 30 vjeçari, kishte 67 doza kokainë në makinë

 

 

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 30 vjeçar, pasi gjatë kontrollit të makinës ju gjetën 67 doza kokainë.

Shtetasi E.M po lëvizte me makinë në rrugën ‘’Ymer Kurti” në Tiranë, së bashku me dy persona të tjerë me iniciale E. G. dhe E. Gj të cilët u proceduan penalisht për “Moskallëzim Krimi“.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit përveç kokainës i janë gjetur edhe një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe 1 aparat celular, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin.
<div class=”post-content”>

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./21Media

 

Back to top button