Çka nëse Supremja hedh poshtë ankesën e VV-së

 

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë duke paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme.

Përfaqësuesi ligjor i VV-së, Blerim Sallahu në një prononcim për media ka treguar arsyet e këtij kundërshtimi.

Sipas VV-së amandamentet Kushtetuese bëhen në Kuvendin e Kosovës, as Gjykata Kushtetuese dhe as PZAP nuk mund të vë si normë kushtetuese një kriter ligjor.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët se çka nëse Supremja hedh poshtë ankesën e VV-së, Sallahu u shpreh i bindur se nuk do të ndodhë një gjë e tillë, por nëse ndodhë do t’i drejtohen gjykatës Kushtetuese. /21Media

Back to top button