Arrestohet 30-vjeçari nga Ferizaj, dyshohet për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar një personin që dyshohet se më 20 maj kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, ku i lënduar mbeti një 22-vjeçar.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se hetuesit rajonal, pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin 30 vjeçar A.H (M/K), e më pas edhe ta arrestojnë.

Arrestimi i tij ka ndodhur sot rreth orës 01:50.

Pas intervistimit të tij nga hetuesit rajonal, me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa është konfiskuar edhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet që ka qëlluar në drejtim të automjetit dhe personave.

“Me datën 20.05.2023 rreth orës 02:05 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së në rrugën ‘Reçaku’, tek Qendra ‘The Village Shopping & Fun’ në Ferizaj ishte një rast tentim vrasje, ku një person i dyshuar nga automjeti kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ku ishin tre persona dhe për pasojë lëndime trupore pëson D.V ( M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet fillimit në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhej në raportin e Policisë lidhur me rastin.

Back to top button