Rikthehet në operim njësia A-5 në KEK

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se njësia A-5 pas përfundimit të remontit kapital dhe eliminimit të të gjitha vërejtjeve të evidentuara gjatë fazës testuese, kjo njësi është rikthyer në operim pas mesnate me datë, 21 maj.

“Sot në operim ka tri njësi të TC-A dhe një njësi të TC-B-së”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Pas rikthimit në funksion të këtij blloku më 7 maj, më 16 të këtij muaji njësia A5 kishte dalë sërish nga funskioni.

Blloku A-5 për rreth 10 muaj ka qënë jashtë funksionit.

Back to top button