Arrestohet 30-vjeçari që kërkohej me katër urdhëresa të Gjykatës

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, të mbështetur nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, në Hajvali është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës.
Ndaj L.V, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive katër urdhëresa nga gjykatat, për veprat vjedhje dhe keqpërdorim i personit nën moshën 16 vjeç.
Sipas njoftimit të organeve të rendit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar do të procedohet më tej.

Back to top button