Chelsea me tjetër goditje, zyrtarizon mbrojtësin Malo Gusto

Chelsea po vazhdon të dominojë në këtë afat kalimtar duke bërë goditje të papritura për t’i përforcuar radhët e skuadrës.
Sot, skuadra londineze ka zyrtarizuar mbrojtësin e krahut të djathtë të cilin e ka marrë nga Lyoni, por që do të qëndrojë te skuadra franceze për pjesën tjetër të sezonit për të zbarkuar në Angli pas përfundimit të sezonit.
Për shërbimet e tij, Chelsea do të paguajë 30 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.
“E kam zgjedhur Chelsean për shkak se është klub i madh dhe më pëlqen projekti i tyre. Gjithashtu më pëlqen shumë edhe qyteti”, ka thënë Gusto pas nënshkrimit të kontratës.
Para Gustos, Chelsea ka siguruar edhe shërbimet e Christopher Nkunku nga Rb Leipzig i cili po ashtu do t’i bashkohet skuadrës në verën e këtij viti.

Back to top button