Arrestohet 35 vjeçari që planifikonte vrasje të trefishtë

Në pranga është vënë edhe i dyshuari si bashëpunëtor

Policia e Pogradecit ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga fshati Rëmenj, Lorenc Kuqo, i cili ishte duke planifikuar vrasje.

Informacionet zyrtare të policisë bëjnë të ditur Kuqo ishte në vëzhgim nga policia pas disa konflikteve të mprehta për motive të dobëta L. T dhe dy nipërit e tij, D. M dhe E. M.

Këto raste janë ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga policia, ku Kuqo ka pasur si synim vrasjen e këtyre të fundit. Ngjarja e rëndë ishte planifikuar të realizohej në një lokal, çka mund të rrezikonte jetën edhe të personave të tjerë frekuentues të lokalit, por policia ndaloi në kohë 35-vjeçarin.

Në pranga është vënë gjithashtu dhe një person tjetër, i cili sipas policisë, dyshohet si bashkëpunëtor i Kuqos./21Media

Back to top button