Arrestohet 54-vjeçari që dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten

Policia sekuestroi armën

Një 54-vjeçar, i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste është arrestuar. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Shqipërisë, të cilët thanë se i arrestuari është banues në Dragushë të Lezhës.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit për veprat penale, “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete,në banesë apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim deri në 7 vjet./21Media

Back to top button