Vdiq aktivisti i Vetëvendosjes

“Na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer…”

Ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje nga komuna e Prizrenit, Hysni Hyseni, shkruan rtv21.tv

Sot në orën 14:30 do të bëhet varrimi i të ndjerit në varrezat e qytetit në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Hysni Hyseni ka qenë i angazhuar në Qendrën e Lëvizjes në Prizren. I plagosur rëndë në demonstratën e 10 Shkurtit 2007.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se do të kujtojnë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë dhe vullnetin e tij për mirësi. “Hysni Hyseni (Doda)/Na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer… Ti ishe vetëmohimi, ti ishe frymëzimi, ti ishe guximi! I drejtë dhe vazhdove drejtë! Kurrë nuk u ndale, edhe kur të lënduan dhe të plagosën rëndë, besove dhe veprove! Ti ishe shembull i babait, burrit, vëllaut, qytetarit, aktivistit, shokut… Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë … vullnetin për mirësi. I lehtë qoftë dheu i Kosovës vëlla Hysni, Zoti të mëshiroftë”, ka shkruar Haskuka në Facebook./21Media

 

Back to top button