Arrestohet 66-vjeçari që e bëri për spital motrën e tij

Policia e Kosovës sot në Kaçanik ka arrestuar një 66-vjeçar pasi kishte shkaktuar dhunë në familje.
“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:55 ka pranuar një informacion se në rrugën “Qamil Ilazi” në Kaçanik është një rast i dhunës në familje”, thuhet në njofitmin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes ka dalur Policia  dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet F.F., i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike motrës së tij L.F. (61), duke i shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e së cilave ka marrë trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button