Arrestohet babai që rrahu djalin

Ndodhi në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte ushtrur dhunë fizike e psikike ndaj djalit të tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:15 në fshatin Qyshk në Pejë.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit të tij mashkull K/Shqiptar”, ka konfirmuar policia.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie kalibri i pa njohur me nëntëmbëdhjetë (19) fishekë kalibri 4.5 mm dhe një thikë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button