Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet burri që dyshohet se dhunoi një të mitur

Një burrë nga Prishtina është arrestuar pasi që dyshohet se i njëjti në muajin gusht të vitit të kaluar kishte dhunuar një vajzë të mitur.
“Me datën 15.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button