Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet burri që rrahu fëmijët dhe gruan

Një person është arrestuar në Istog, pasi dyshohet se ka rrahur gruan dhe fëmijët.

Sipas policisë, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button