Arrestohet burri që vodhi ari, bizhuteri e telefona në 3 shtëpi

Burri që ka kryer vjedhje në tri shtëpi, në Fushë Kosovë është arrestuar dje.
Si prova materiale te i dyshuari janë sekuestruar: bizhuteri të ndryshme dhe një telefon.
“Me 06.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në tri shtëpi, prona të tre ankuesve meshkuj kosovarë duke vjedhur stoli ari, bizhuteri dhe telefona.”, ka informuar policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti do të shkojë në procedurë hetimore./21Media

Back to top button