Arrestohet burri që vrau dy gra në një banesë

A.Z, 36-vjeçar nga Devolli, Shqipëri, është arrestuar pasi ka vrarë me sende të forta një nuse e një vjehërr, 60 dhe 80-vjeçare në banesën e tyre.
I dyshuari e ka pranuar krimin dhe dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka goditur me sende të forta duke i vrarë, shkruan ora news.
”Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin Ali Zili, 36 vjeç, banues në fshatin Progër”, thuhet në njoftimin e policisë.
36 vjeçari, banues në Proget të Devolli mësohet se kishte edhe vepra të tjera penale si  ”vjedhje” dhe ”dhunë në familje”./21Media

Back to top button