Putin takohet me ekuipazhin e Aeroflot, teksa luftimet vazhdojnë në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me stafin e linjës ajrore shtetërore Aeroflot.

Në takimin, të transmetuar në televizionin shtetëror, Putin tha se Rusia do të konsideronte çdo vend që vendos një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë si të ketë kryer një akt lufte.

I ulur rreth një tavoline të mbushur me rreth 20 gra, Putin mban një takim në një tavolinë të gjatë, disa metra larg komandantëve të tij më të afërt ushtarak.

Takimi erdhi pasi Aeroflot tha se po anulonte të gjitha fluturimet ndërkombëtare përveç ato nga Bjellorusia.

Linjat ajrore ruse janë ndaluar nga hapësira ajrore në Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe SHBA, si pjesë e sanksioneve./21Media

Back to top button